Transmetuar më 16-01-2018, 20:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së Oliver Ivanoviç, ka kërkuar që kjo ngjarje të mos përdoret politikisht.

Në një dalje të posaçme për mediat, ai tha se për vrasjen që shkaktoi bujë në arenën politike vendase, dhe jo vetëm, mund të ftohet edhe FBI për të hetuar mbi të.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdo qoftë.

Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me organizatat simotra, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do tw ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj.

Deklaratat e tij u bënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Kosovës. /k.k/noa.al/