Transmetuar më 16-01-2018, 18:10

Një prej zërave më kritikë të Partisë Demokratike në tërësi, dhe të Lulzim Bashës në veçanti, Astrit Patozi ka ironizuar protestën e opozitës, e cila do të mbahet në 27 janar.

Përmes një statusi në facebook, Patozi ka shkruar se PD po shkon në këtë protestë me himnin e paqes.

 “Të shkosh në luftë me himnin e paqes (rehatit).

I paskam rënë kot më qafë disa të mërziturve publikë me Lulzim Bashën. Sepse deri më sot mendoja se termi “i vonuar”, që ata përdornin për të, ishte pak i rëndë dhe i ekzagjeruar.

Por tani po shoh slloganin e protestës së 27 janarit, i cili qenka frymëzuar nga një këngë e hershme e John Lennon. Atë e paska shpallur Lulzim Basha si një gjetje të veçantë të vetën apo të ndonjë këshilltari jodizastër, pak rëndësi ka”, shkruan Patozi.

Ai thotë se “Lulzim Basha ka ndërmend të rrëzojë qeverinë e drogës, duke mbajtur në duar degën e ullirit”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd