Transmetuar më 16-01-2018, 16:51

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish për zgjedhjen e kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm më 18 dhjetor.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili e konsideron të vdekur reformën në drejtësi, ndërsa e krahason Komisionin e Ligjeve si ISIS-in kundër Kushtetutës.

“Komisioni i (anti-)ligjeve, si ISIS-i kundër Kushtetutës. Kushtetutën e shqeu kryeministri në 18 dhjetor kur zgjodhi prokuroren me 69 vota të rilindjes.

Tani po prostituojnë me këtë komisionin e (anti)ligjeve që ti vënë flakën përfundimisht.

Vetëm me vota të rilindjes dhe me asgjësimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nga kryeministri Reforma në Drejtësi ka vdekur”, shkruan Vasili. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd