


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme të politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç.
Basha e ka cilësuar këtë vrasje një akt të pastër kriminal, ndërsa thekson se synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë.
“Vrasja e sotme e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë, është një akt i pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim nga organet ligjzbatuese në Kosovë. Akti, përveçse një atentat ndaj jetës, synon të jetë një atentat ndaj proceseve të bashkëjetesës e të dialogut në Kosovë”, tha Basha.
Më tej ai shprehet se trajtimi i ngjarjeve të tilla, kërkon maturi dhe largpamësi nga çdo aktor i përfshirë në dialogun dhe procesin e paqëtimit në Kosovë.
“Përshëndes dhe mbështes plotësisht reagimin e autoriteteve në Kosovë dhe nxis një proçes sa më energjik të zbardhjes së aktit dhe ndëshkimit të autorëve”, shton ai.
Sakaq delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot në Bruksel me Kosovën. Ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së.
Ivanoviç, u qëllua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u ekzekutua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës. /b.l/noa.al/
Thaçi reagon për vrasjen e Ivanoviç: Të zbardhet sa më shpejtë
Vrasja e Ivanoviç në Mitrovicë, qeveria serbe ndërpret bisedimet me Kosovën
Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë
Vrasja e politikanit serb në Kosovë, gjendet një makinë e djegur
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





