Transmetuar më 16-01-2018, 14:40

Një sherr mes vëllait dhe motrës ka përfunduar me një të plagosur me thikë.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme në Orikum, ku në debat e sipër me vëllanë, motra e ka qëlluar me thikë.

Noa.al mëson se 31-vjeçara Elvira Kaçanaj, në banesë, ka goditur me thikë, vëllanë e saj E.Kaçanaj, 20 vjeç.

I riu pas mjekimit të marrë në spital u kthye në banesë, ndërkohë që 31-vjeçarja u arrestua nga policia.

Paraprakisht bëhet e ditur se e reja kishte shfaqur simptoma depresioni dhe luhatje humori, çka mendohet se e ka bërë të humbë kontrollin dhe të plagosë vëllanë.

Ndaj 31-vjeçares materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vlerësim të mëtejshëm. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd