




Një operacion antidrogë i policisë së Fierit i koduar “White” ka goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Operacioni u kurorëzua në bazë të hetimeve dy mujore, ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë i mundur arrestimi në flagrancë i Mario Beqirit, 33 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i tij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, ju gjet një dozë me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjithashtu në banesë ju gjet një sasi tjetër rreth 24 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e lëndës në doza, një armë zjarri pistoletë e markës Ecol special, një krehër, tre fishekë, një thikë, 110 euro, 400 dollarë si edhe automjeti i markës “Audi A3” .
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje i armëve të ftohta”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





