
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është arrestuar në aeroportin e Rinasit.
Gjatë pasdites së djeshme, e hënë, Policia Kufitare Rinas bëri arrestimin e 22-vjeçarit
Alfred Rrasa, nga Shkodra.
I riu ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate.
Nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte, rezultoi se ishte Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij.
22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, në 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
Bazuar në akuzat që rëndojnë ndaj tij sipas Kodit Penal Italian, maksimumi i mundshëm i dënimit është “Burgim i përjetshëm”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





