



Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur fansat e muzikës rock.
Këngëtarja e njohur e grupit irlandez, “Cranberries”, Dolores O’Riordan ka gjetur vdekjen në mënyrë të papritur në një hotel në Londër.
Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i saj, i cili nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me shkakun e vdekjes.
Sipas tij familjarët e 46-vjeçares janë të shkatërruar nga humbja e njeriut të tyre të dashur.
Ylli i muzikës rock, që ka performuar kohët e fundit me bandën e saj “D.A.R.K.” po qëndronte në Londër.
Gjatë vitit të kaluar këngëtarja ka pasur disa probleme me shëndetin ku dhe grupi është detyruar të anullojë disa koncerte.
Kënga më e njohur e grupit “Cranberries” është “Zombie” i cili në vitin 1995, konsiderohej një hit i padiskutueshëm./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





