Transmetuar më 15-01-2018, 14:00

Kuvendi i Shqipërisë publikon raportin e vlerësimit për kandidaturat nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë së bashku me listat e kandidatëve.

Gjatë ditës së sotme, 15 janar, brenda afateve ligjore të përcaktuara në nenin 35 pika 9 të ligjit 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, ka përfunduar raportin e tij të vlerësimit lidhur me 15 kandidaturat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga radhët e Shoqërisë Civile duke u bazuar në përcaktimet ligjore sipas neneve 35, 132, 152, 154, 156 dhe 287 të ligjit 115/2016.

Ky raport së bashku me listën e kandidatëve të kualifikuar dhe listën e kandidatëve të skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, si dhe dokumentacioni për secilin kandidat i është dërguar po sot dt.15.1.2018 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend.

Gjithashtu në zbatim të pikës 4 të nenit 287 të ligjit 115/2016 Komisionit të përhershëm përgjegjës për çështjet ligjore në Kuvend i është vënë në dispozicion edhe kopje e raportit të ONM për vlerësimin e kandidatëve për KLP nga shoqëria civile së bashku me dy listat e hartuara prej tij sipas kërkesave të pikës 3 të nenit 287 të ligjit 115/2016.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, në respekt të përcaktimit ligjor të nenit 35, pika 9 të ligjit nr.115/2016, bën menjëherë publik në faqen zyrtare të Kuvendit listat dhe raportin e tij të vlerësimit.

Më poshtë gjeni kadidatët e kualifikuar dhe të skualifikuar    Raporti i vlerësimit për kandidaturat nga shoqëria civile për KLP se bashku me listat e kandidateve by Anonymous 0wVMhe1 on Scribd

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd