Transmetuar më 15-01-2018, 12:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zëvendësoi mesditën e sotme me 7 vota pro, Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gledion Rehovicën e LSI-së, dy deputetët të cilëve iu hoq mandati për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

Rehvica u zëvendësua nga Silva Caka, e cila merr mandatin e dytë të deputetes në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndërkohë Rakipi u zëvendësua nga Dritan Bici, i PDIU, i cili ulet për herë të parë në Kuvend.

Dritan Bici ka qenë ish-kryetar i Bashkisë Gramsh, ish-kryekomunar dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste në Gramsh.

Më 5 janar KQZ i ndërpreu mandatin Rakipit dhe Rehovicës pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Për deputetin e PDIU-së, Aqif Rakipi, Interpol Roma thotë se është proceduar për vjedhje me emrin Skënder Ejylbegaj. Vjedhja në fjalë ka ndodhur në 03.11.1998, kohë kur deputeti ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë emigrant në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica sipas Interpol Romës, është proceduar për vjedhje dyqani me emrin Kusta Mina në 27.02.1999, kohë kur vetë deputeti ka deklaruar se jetonte në Itali si student. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd