Transmetuar më 15-01-2018, 11:01

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Alibeaj është shprehur se ka depozituar një dokument ku faktohet bashkëpunimi mes Saimir Tahirit dhe bandës së Habilajve.

“Depozitova një dokument që fakton si drita e diellit bashkëpunimin mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt, një anëtar i bandës së Habilajve. Ky dokument tregon dy emra të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. 

Dokumenti mban datën prill 2015 dhe tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre. Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit. Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve.

Jo vetëm ka, por dhe të dhwnat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri ka pasur komunikime me Artan Habilajn. Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht”, u shspreh Halibeaj. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd