Transmetuar më 15-01-2018, 10:18

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, me pasojë plagosjen e dy personave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 në rrugën “Antipatrea” në Berat, në afërsi të vendit të quajtur “Varrezat e Dëshmorëve”.

Nga hetimet paraprake të policisë rezultoi se 35-vjeçari E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin me targa AA614MD, ka përplasur K.K., 55 vjeç, dhe E.E., 25 vjeç.

Dy të plagosurit ndodhen në spitalin e Beratit, nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici për veprime të mëtejshme.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd