Transmetuar më 15-01-2018, 07:51

Menduat se “C’est la vie” mbaroi? Spektakli shumë i ndjekur u rikthye këtë të diel me një “Post C’est la vie”.

Në natën e fundit ishin mbledhur të gjithë artistët duke komentuar performancat e tyre.

Si çdo mbrëmje, edhe dje sytë ishin tek Marina e cila kishte zgjedhur të vishet me një kostum, pantallona të zeza dhe një xhaketë me po të njëjtën ngjyrë, por me figura të kuqe.

Është kjo xhaketë Philipp Plein ajo që tërheq më shumë vëmendjen në veshjen e Marinës.

Por a e dini se sa kushton kjo xhaketë? Plot 1242 euro, shkruan ‘Class’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd