Transmetuar më 14-01-2018, 19:12

Një person ka ndërruar jetë pak pasi u gjet i plagosur në një makinë, në rrugën “Shefqet Musaraj, në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç,  i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Nuk ka ende një komunikim zyrtar mbi shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, në spital ka shkuar i dëmtuar  me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e personave përgjegjës. /k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd