Transmetuar më 14-01-2018, 16:11

Për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi të vërtetë veprimi një vajze, e cila piu 19 kokrra paracetamol.
Ngjarja tronditëse ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Bardhaj të Librazhdit, ku e një 18-vjeçare tentoi t’i japë fund jetës duke pirë medikamentet.
Sipas informacioneve nga policia, e reja ka pirë 19 kokrra paracetamol, por fatmirësisht është nën kujdesin e mjekëve.
Ka qenë vendimtare ndërhyrja e familjarëve, të cilët sapo e panë e dërguan në spital.
Nuk dihen arsyet që vajzën A.B, të kryente aktin e rëndë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





