
Pasagjerët që ushtonin në urbanin e linjës së “Qytetit Studenti”, në Tiranë, janë bërë dëshmitarë të një ngjarjeje të rëndë,
Një prej personave ka gjetur vdekjen në ambientet e brendshme të autobusit, duke përhapur panik te udhëtarët e tjerë.
Edhe pse janë përpjekur për ta ndihmuar, gjithçka ka qenë e kotë, pasi burri ka ndërruar jetë në moment.
Bëhet fjalë për një 57-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet R.SH, nga Tirana, i cili ndërroi jetë papritur në rrugën “Budi”, një ditë më parë.
Sipas të dhënave të policisë së kryeqytetit, bëhet fjalë për një vdekje natyrale, por pa specifikuar nëse i ndieri vuante nga ndonjë sëmundje. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





