Transmetuar më 13-01-2018, 21:13

Një ngjarje pikëlluese ka ndodhur për moderatoren e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ellen DeGeneris, teksa ka humbur babanë e saj.

Moderatorja e shout të ndjekur gjerësisht, “The Ellen DeGeneres shoë”, është shprehur e pikëlluar për humbjen e të atit të saj Elliot DeGeneris, i cili u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

“Përpara se të shkojmë në publicitet, dua të flas për diçka. Humba babain këtë javë. Ai ishte shumë krenar për mua. Ai e pëlqente këtë emision dhe ishte një njeri shumë i dashur. Ai nuk më paragjykoi kurrë”, u shpreh Ellen.

Ellen ka vijuar më tej:

“Ne kemi bërë pushime familjarisht vetëm një herë. Kur isha e vogël ne shkuam në Warner Bros dhe tani unë në Warner Bros punoj, kam emisionin tim me emrin tim. Ai ishte shumë krenar për këtë”./a.k/noa.al/