Transmetuar më 13-01-2018, 19:40

Bie në pranga një shqiptar në Itali i cili akuzohet për trafik droge.

Sipas mediave vendase, shqiptari, 38-vjeç është arrestuar nga policia italiane në Firenze.

Shqiptari u arrestua një ditë pasi dyshohet se kishte udhëtuar në jug të Italisë, për të tërhequr një sasi të konsiderueshme droge.

Sipas mediave, në automjetin e shqiptarit tip Renault, u sekuestruan 70 kg marijuanë.

Sipas policisë droga kapte shifrën me vlerë 350 mijë euro./a.k/noa.al/