Transmetuar më 13-01-2018, 16:42

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon qeverinë për taksim të lartë të bizneseve duke thënë se për këtë shkak janë mbyllur 13 mijë gjatë vitit 2017.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se 36 biznese në dita janë mbyllur gjatë vitit të kaluar.

Ajo akuzon duke thënë se i vetmi biznes i subvencionuar nga qeveria, është droga.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

13 mije biznese te mbyllura gjate 2017 ne Shqiperine e taksave te larta, korrupsionit qeveritar dhe droges si i vetmi biznes i subvencionuar nga qeveria. 36 biznese ne dite jane mbyllur vitin e shkuar dhe pergjigja e qeverise per kete situate eshte rritja e taksave per bizneset. Vetem ne Tirane mbyllen 12 biznese ne dite ndersa hapen gjithnje e me pak. Ky eshte rezultati i qeverisjes socialiste!/a.k/noa.al/