Transmetuar më 13-01-2018, 14:23

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagon lidhur me kandidaturën e deputetit socialist Bashkim Fino, për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, përballë Armand Dukës.

Ai thotë se Edi Rama do të bëhet edhe President i i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Sipas tij, Edi Rama do që t’ju rrëmbejë edhe futbollin shqiptarëve, të vetmin gëzim që ju ka mbetur.

“Ashtu si përbindëshat gjakatarë politikë të Afrikës se Zezë, që ishin edhe presidentë edhe kryeministra edhe kryetarë parlamentesh edhe presidentë të futbollit ashtu edhe Edi Rama do që të gllabërojë edhe futbollin. Ditë më të zezë fubolli shqiptar nuk ka parë, që nga dita e parë që në Shqipëri luhet futboll”, shkruan Vasili në Facebook.

Ai shton se Edi Rama do që ta izolojë dhe ta mbysë futbollin shqiptar vetëm sepse nuk është në duart e tij.

Vasili deklaron se Shqipëria e sukseseve më të medha aktuale historike në futboll është me e rrezikuar se kurrë.

“Statuti i FIFA-s është i qartë dhe i kristaltë. Lexojeni dhe kuptojeni se çfarë e pret Shqipërinë në futboll pas rrëmbimit të federatës nga Kryeministri i trafiqeve”, thotë ndër të tjera Vasili.

“Asnjëanësia politike dhe parandalimi i çdo lloj ndërhyrjeje të qeverisë.

Parimet e përgjithshme të FIFA-s për neutralitetin politik dhe parandalimin e çdo forme të qeverisjes ndërhyrje dhe, në veçanti, detyrimi i vendosur nga neni 14 i Kodit i Etikës së FIFA-s”. /a.y/noa.al