Transmetuar më 13-01-2018, 14:07

Akuza të rënda për abuzim seksual për aktorin e njohur Steven Seagal. Dy gra pretendojnë se janë abuzuar seksualisht prej tij, madje njëra pretendon se aktori e ka përdhunuar në vitin 1994 kur ajo ishte ende adoleshente.

Akuzat raporton “The Wrap”, tregojnë se Seagal i kishte ftuar dy gratë në një vend ku duhej të ndodhej bashkë me persona të tjerë, ose maksimumi me një truprojë. Që të dyja gratë bënë denoncim në policinë e Los Angheles.

Njëra prej tyre, Regina Simons, 18 vjeçe, ka interpretuar edhe në filimin e dalë në vitin 1994 “Deadly Ground”. Ajo pretendon se aktori e ftoi në një festë të organizuar për fundin e xhirimeve, por kuptoi se ishte vetëm me të, vetëm pasi mbërriti në destinacion.

Gruaja pretendon se Seagal e çoi në një dhomë, ku mbylli derën dhe e përdhunoi.

“Mbeta e ngrirë, njëlloj sikur të më kishte dalë shpirti nga trupi”, deklaron gruaja.

Një tjetër grua Fabiola Davis, e akuzon Seagal se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 2002 gjatë asaj që duhet të ishte një “provë për aktore privatisht” në dhomën e tij të hotelit, shkruan noa.al.

Bashkë me aktorin, sipas pretendimeve ndodhej edhe truproja, i cili nuk e lejonte të dilte. /a.y/noa.al