Transmetuar më 13-01-2018, 13:08

Një fëmijë fare i vogël ka humbur jetën tragjikisht i mbytur në lumin Kir në Shkodër.

Vogëlushi i moshës 5-vjeçare është gjetur nga kalimtarë të rastit.

Fëmija është dërguar nga familjarët në spitalin e Shkodrës, ku është deklaruar i vdekur.

Nuk dihen edne rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që djali i vogël, mendohet se ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Mendohet se ai ka dalë për të lozur pranë banesës, ndërkohë që nuk janë të qarta rrethanat se si është mbytur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese