Transmetuar më 13-01-2018, 09:34

Skandal në shëndetësinë amerikane, më saktësisht në Baltimora. Një paciente u nxorr nga spitali University of Maryland Medical Center, duke u lënë në mes të të ftohtit në rrugë, vetëm me këmishën e spitalit.

Gjithë skena u filmua dhe gruaja shihet duke u dridhur nga acari. Me byzylykun e spitalit në dorë, në këmbë vetëm me çorape dhe një këmishë në trup, asgjë më shumë, shkruan noa.al.  

Gjithë skena u denoncua nga Imanu Baraka, psikoterapeute në qytetin e Maryland, “Nuk u besoja syve. Nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse ti jepja zë kësaj të reje”.

Nga pacientja dihet vetëm se është 22 vjeçe dhe vuan nga probleme mendore.  

Presidenti i spitalit të Baltimoras Mohan Suntha, kërkoi ndjesë për ngjarjen, duke e cilësuar si një incident të izoluar: “Marrim përgjegjësinë e plotë për këtë dështim. Konstatohet mungesë mëshire dhe ndjeshmërie”.

Gjithçka ndodhi pasi pacientja nuk kishte mundësi që të paguante kurat. /a.y/noa.al