Transmetuar më 12-01-2018, 19:23

Tymi i dalë nga një sobë me dru, mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë për një familje shqiptare, në Itali.

Gjashtë anëtarët e familjes, u helmuan nga monoksidi i karbonit, në një apartament në Santa Giustina, në Via Emilia. 

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, gjatë orëve të mëngjesit, ku gjithçka nisi me nxjerrjen tym nga soba e druve.

Për pasojë, familja shqiptare, e përbërë nga gjashtë anëtarë, përkatësisht bashkëshorti 44-vjeçar, bashkëshortja 38-vjeçare, dhe katër fëmijët e tyre nga 5 deri në 17 vjeç, kanë përfunduar në spital.

 Për fat të mirë, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke izoluar dhomat. /k.k/noa.al/