Transmetuar më 12-01-2018, 17:07

Kënga e një vajze të fortë, zëri i një këngëtareje të talentuar, interpretimi i një artisteje të kompletuar. Dua Lipa ka publikuar klipin e saj të radhës me titullin “IDGAF”.

Me tekstin e këngës “IDGAF”, Dua Lipa ka treguar se mbështet femrat anembanë botës të tregohen më të forta ndaj partnerëve të tyre duke mos u dorëzuar përball dhimbjeve që shkakton dashuria.

“Koha jote mbaroi”, thotë Dua duke treguar një femër të fortë me tekstin e saj që nuk dorëzohet përpara dashurisë.

Një klip i thjeshtë, modern dhe një këngë shumë e këndshme, e albumit DL1 të publikuar këtë qershor.

IDGAF vjen pas "New Rules", këngës që i dha shumë sukses, duke e bërë të parën artiste femër në krye të klasifikimeve muzikore në Angli. /b.l/noa.al/