Transmetuar më 12-01-2018, 13:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka zhvilluar një takim një orësh me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Takimi mes tyre u mbajt rreth mesditës së sotme në ministrinë e Brendshme.

Nuk dihet ende qëllimi i takimit, ndërkohë që kujtojmë se pak ditë më parë Xhafaj mblodhi në takim Task Forcën për operacionin e koduar “Forca e Ligjit”, çka mendohet se ka qenë dhe fokusi i bisedës.

Takimi i dy ditëve më parë u mbajt mes Xhafaj, kryeprokurores Arta Marku, ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministrit tëi Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, zv.drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe drejtorit të SHÇBA-së Eduart Merkaj. /a.y/noa.al