Transmetuar më 12-01-2018, 12:42

Një fëmijë ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve pasi një fotografi e flokëve të tij të ngrirë bëri xhiron e botës në internet.

Fëmija, nga një fshat i Kinës, kishte kaluar më shumë se një orë duke ecur për rreth 5 kilometra për në shkollë në një mëngjes të acartë dimri.

Siç raporton Dailymail, i veshur hollë, djali sfidoi temperaturat që arrinin në minus 9 gradë celcius, për të dhënë një provim.

Ndërkohë duart i ishin plasaritur pasi nuk kishte veshur doreza. Vogëlushi në klasën e tretë është braktisur nga nëna, kurse babai i punon në një qytet tjetër.

"Më pëlqen shumë shkolla. Atje mund të hamë bukë me qumësht dhe mund të mësosh shumë gjëra të reja", ka thënë familja.

Momentalisht ai jeton në kushte të vështira me gjyshen dhe motrën e tij në Shaotong, një provincë në jug të Kinës.

Pas shpërndarjes sëfotos në internet shumë njerëz u mobilizuan duke siguruar rroba të trasha dhe soba druri për nxënësit e shkollës. /b.l/noa.al/