Transmetuar më 12-01-2018, 12:29

Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe shpeshherë postojnë foto së bashku në rrjetet sociale duke qenë mjaft aktivë.

Po flasim për çiftin e këngëtarëve  Lindi Islami dhe Venera Lumani, ku kjo e fundit ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim dashurie partnerit të saj.

Venra ka postuar një foto ku shfaqet duke u puthur me Lindin teksa e shoqëron me mbishkrimin: "Përgjithmonë e jotja, dashuria ime", ndërsa i i ka shtuar edhe emoji zemër.

Në jetën profesiionale Venera sapo ka publikuar klipin e saj "Frymë", ndërsa Lindi u shpall fitues i "Cest la vie", së bashku me Kristin.

Aktualzisht pas këtyre sukseseve çifti ndodhen me pushime në Vienë ku po kalojnë ditë të bukura si çift i dashuruar.

Kujtojmë që historia e tyre e dashurisë ka nisur në "The Voice of Albania" dhe që atëherë Venera dhe Lindi janë të pandashëm nga njeri- tjetri. /b.l/noa.al/