Transmetuar më 12-01-2018, 11:40

Një nxënëse e shkollës së mesme, u vra barbarisht nga një shok i klasës, pasi refuzoi që të bënte detyrat në vendin e tij.

15-vjeçarja, Xiao Yi, u godit me thikë në qafë brenda klasës së ‘Jinshi High School’, në provincën kineze të Fujian në 9 janar.

Nga hetimet e policisë rezulton se autori i dyshuar, bashkëmoshatar i viktimës e kishte blerë thikën me të cilën kreu krimin, në një treg aty pranë, në të njëjtën ditë kur ekzekutoi Xiaon. E mitura gjeti vdekjen pak pasi mbërriti në spital, për shkak të plagëve të marra.

Ndërkohë i dyshuari, i identifikuar me emrin Yan, u arrestua pak më vonë nga ana e policisë.

Mediat kineze shkruajnë se viktima ishte një nxënëse e shkëlqyer, ndërkohë që klasa po përgatitej për provimet që do të mbaheshin në fund të muajit, shkruan noa.al.

Nëna e saj Lin, deklaroi për mediat vendase se e bija ishte ulur pas bankës, së Yan, “Më thanë se i kërkoi që ti bënte detyrat. Kur ajo i tha se nuk po arrinte të mbaronte të vetat, e goditi me thikë në qafë”. /a.y/noa.al