Transmetuar më 12-01-2018, 10:39

Një ngjarje e frikshme e cila rrezikoi të mbyllej në tragjedi për një vajzë fare të vogël.

Një vogëlushe vetëm 2 vjeçe, ra në një pus në distriktin e Angul, të Odisha në Indi.

Ajo po luante pranë pusit, kur befas ra brenda tij. Ishin kalimtarë të rastit ata që dëgjuan rënkimet e vogëlushes, dhe kur bënë dritë panë kokën e saj.

Ata u angazhuan për ndihmë, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e ekipeve të specializuara.

U desh gjashtë orë punë, nga ana e zjarrfikësve në mënyrë që vogëlushja të nxirrej nga pusi, siç mund të shihni në pamjet që Noa.al sjell më poshtë.

Vogëlushja u transportua në spital për ndihmën e parë, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al