Transmetuar më 12-01-2018, 07:29

Ditëve të fundit ka tërhequr vëmendjen gara për drejtuesin e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku zgjedhjet do të mbahen më 7 shkurt.

Ndërsa kreu aktual Armando Duka ka rikandiduar sërish, përballë tij ka dalë deputeti socialist Bashkim Fino.

Këtë të enjte, Fino ishte i ftuar në RTSH, ku u pyet nëse do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të hyrë në garë.

Ai tha se, “Nga ana ligjore nuk më pengon askush të kandidoj për të kandiduar për FSHF-në. Kushdo mund të kandidojë, sepse ajo është një OJF. A do të hiqja dorë nga mandati i deputetit nëse kjo do të kërkohej nga ligji? Sigurisht. Nëse do të vendosja të hyja në garë do ta bëja”.

Lidhur me komentet se është një ndërhyrje e politikës në futboll, ai shtoi se “E kam dëgjuar këtë dhe do të doja që me neveri të mos ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër karriere. E kam nisur si drejtues. Duka ka thënë që jemi shokë. Kam mbaruar për financë. Kam një përvojë të gjatë në politikë. Kam 20 vjet deputet”.

Ai deklaroi se do të mendojë 24 orë për futbollin. /a.y/noa.al