Transmetuar më 11-01-2018, 17:52

Edhe pse trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha ka ruajtur një profil të ulët mediatik, së fundmi është shfaqur në emisionin e Bora Zemanit “Guximtarët”.

Teksa udhëtonin drejt Llogarasë për të bërë një hedhje me parashutë me Bora Zemanin, fashionistja ka treguar paksa planet që ka në mendje.

E pyetur nga Bora për planet e së ardhmes, Lori ka zbuluar se shumë shpejt mund të vijë në ekran me një program të sajin.

“Po mendoj për një program, format që ta shpik komplet unë, që se kam parë diku tjetër në televizione, të jem autore”, u shpreh Lori.

Na mbetet të presim deri atëherë, se çfarë do të sjellë në ekranin e Top Channel Lori Hoxha. /b.l/noa.al/