Transmetuar më 11-01-2018, 14:00

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petri Vasili në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur vendimin e partisë së tij për pjesëmarrjen në punimet e Kuvendit. Ai tha se LSI do të marrë pjesë në seancën hapëse, ndërsa u shpreh se vetmja forcë politike që nuk e do drejtësinë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama. 

“Lidhur me momentit e rifillimit të sesionit parlamentar, ne si LSI do të jemi pjesëmarrës në këtë ditë. Kemi dëgjuar për një kohë të gjatë një maskaradë të PS dhe të folësve, lidhur me dëshirën e tyre për reformën në drejtësi. Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që nuk e do reformën në drejtësi por kërkon vetëm një drejtësi të kapur është Rilindja e kryeministrrit Edi Rama.

LSI ka qenë ajo që me votën e saj ka bërë të mundur që në Shqipëri të kenë një reformë për drejtësi, ka qenë ajo që ka zhbllokuar ngërçin në momentet më delikate të reformës në drejtësi.U rikujtoj të tërë mendjehumburve të PS që edhe ligji i vettingut është miratuar vetëm e vetëm me votat e LSI. Po ashtu dhe ligji i prokurorisë mban vulën e LSI”, u shpreh Vasili.

Ai më tej lajmëroi dhe ridepozitimin e padisë kundër Ramës, pasi sipas tij prokuroria e kapur mbylli hetimet për dy javë.

“Kemi ridepoziatuar padinë kundër Ramës, pasi prokuroria ka mbyllur hetimet në një kohë rekord për dy javë.  Prokuroria mbylli hetimet se Rama kërkoi falje në Facebook. Kjo është njësoj sikur të vrasësh dhe të thuash më fal”, shtoi ai.

Ndërsa lidhur me intergrimin europian, Vasili tha se e vetmja forcë politike ndër vite edhe sot që ka vënë çdo gjë dhe nuk ka parë asnjë interes të saj për integrimin europian është LSI.

“Lidhur me procesin e integrimit Evropian, e cila ka vënë çdo gjë mbi interesat e saj është LSI. Integrimin evropian po e pengon kapja e drejtësisë dhe votimi i fundit i prokurores me dhunë me 69 vota. E vetmja forcë politikë që është mbi interes të saj është LSI, kemi pasur gjithmonë merak për reformën në drejtësi”, tha Vasili. /b.l/noa.al/