Transmetuar më 11-01-2018, 11:57

Studentët e Universitetit të Mjekësisë kanë dalë sot në protestë, duke bojkotuar mësimin.

Ata kanë bllokuar hyrjen e fakultetit të Mjekësisë, duke akuzuar se u është hequr sezoni i provimeve para diplomimit.

Studentët pretendojnë se heqja e sezonit iu djeg diplomimin, duke e shtyrë me dy vjet diplomimin.

"Duam sezonin", thërrisnin në kor me qindra të rinj.

Sipas tyre kjo i detyron që të paguajnë tarifën e shkollimit nga e para. /a.y/noa.al