Transmetuar më 11-01-2018, 10:47

Gjykata e Strasburgut ka vendosur kundër qeverisë, duke e “rrëzuar” lidhur me prishjen e pallatit shumëkatësh në Vlorë, pranë zonës së “Ujit të Ftohtë”.

Kjo gjykatë ka dalë me vendimin se qeveria shqiptare ka shkelur të drejtat e njeriut, duke vendosur edhe masë ndëshkuese për të.

Më konkretisht Strasburgu ka vendosur që qeveria shqiptare të paguajë 13 milionë euro, si dëmshpërblim për familjet e dëmtuara.

Po ashtu Gjykata e Strasburgut konstaton se pallati i banimit i ngritur buzë detit ishte i pajisur me leje të rregullt.

Kujtojmë se pallati shumëkatësh u shemb më 17 dhjetor të vitit 2013, pas betejave gjyqësore, i shoqëruar dhe me akuza dhe kundërakuza politike. /a.y/noa.al