Transmetuar më 11-01-2018, 09:34

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti, teksa ndiqej nga policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik gjatë pasdites së djeshme, ku përveç shqiptarit, mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Në konkretisht në një furgon të drejtuar nga një shtetas grek, ndodheshin tre shqiptarë pa dokumente, çka bëri që drejtuesi i mjetit të bëj manovra shpejtësie, për afro një orë, në mënyrë që ti shmangej kontrollit.

Por pranë vendit të quajtur mbikalimi i Sindos, furgoni humbi kontrollin duke u përmbysur.

Kjo bëri që njëri prej emigrantëve shqiptarë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, të gjejë vdekjen, për shkak se kishte rënë në një kanal.

Ndërkohë të plagosur mbetën dy shqiptarët e tjerë dhe drejtuesi grek i furgonit.

Aktualisht policia greke po vijon hetimet për të zbardhur më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese