Transmetuar më 11-01-2018, 08:59

Herë pas here veshjet e deputeteve femra në Kuvend kanë tërhequr vëmendjen, për shkak të stilit, çmimeve që shpenzojnë për to, por edhe përshtatshmërisë.

E ftuar në “Top Show” ku diskutohej veshja e politikanëve, ish-deputetja demokrate Lajla Përnaska kritikoi ashpër mënyrën se si vishen deputetet e sotme.

“Shumica e deputeteve në parlamentin shqiptar bëjnë parada me veshje, janë Barbie Doll dhe kanë ngatërruar institucion”, deklaroi ajo.

Përnaska tha se realiteti bie fatkeqësisht ndesh me atë që ka perceptuar dhe çfarë janë parimet e saj.

“Ju e shihni shumë kollaj jetën e klasës politike dhe situata është vërtet e tillë që mbart brenda vetes elementë skandali, s’mund ta perceptoj rolin e politikanes…e keni qartazi të kapshme e të identifikueshme se kush janë, edhe te parlamenti i ri janë dhe fakti është që një kontigjent i rëndësishëm i femrave që janë futur sot në parlament nuk kanë lidhje fare as me politikën as me institucionin ku ato janë bërë pjesë. Me profesionin e politkanes s’kanë lidhje fare, janë thjesht marioneta ose barby dolli”, deklaroi ajo.

Përnaska tha se raste të tilla njihen edhe në politikat ndërkombëtare, por nënvizoi se tek ne nuk është kuptuar qartazi profesioni as i politikanes as i politikbërëses. /a.y/noa.al