Transmetuar më 11-01-2018, 08:04

Kishin dalë për peshkim rutinë, por një grup peshkatarësh nga Durrësi janë përballur me një të papritur të madhe.

Vetëm 10 milje larg bregut të detit, në rrjetën e tyre ka rënë një peshkaqen i madh.

Sipas dëshmitarëve, “bisha” e kapur rreth mesditës së të mërkurës peshonte të paktën 60 kilogram.

Nga fotot e publikuara bëhet fjalë për një peshkaqen të bardhë.

Një nga peshkatarët shprehet për “JOQ” se: “Ky është një peshkaqeni 60 kile i kapur nga peshkatarët e marinës në bregdetin Adriatik . Peshkaqeni u kap rreth 10 milje larg bregut të Durrësit”.