Transmetuar më 10-01-2018, 22:59

Ish-ministrja e Integrimit dhe ish-deputetja Majlinda Bregu ka folur edhe për një anë tjetër sot në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, për marrëdhënien e saj me vajzën Kejdën por edhe mënyrën se si i shikon portalet në këtë raport.

Ajo tregoi se Kejda e fitoi shkollën në Bruksel dhe se aktualisht është studente atje. Për zhurmën e portaleve për fotot që poston vajza e saj, Bregu tha se nuk mund ta kushtëzojë nga diçka që e bëjnë të gjithë moshatarët e saj duke treguar edhe një ‘përplasje’ të vogël me të për një foto.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?

Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”,- tha Bregu./BW/