Transmetuar më 10-01-2018, 21:30

Një i ri nga Lezha është shoqëruar në komisariat pas konstatimit se ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ngjarja bëhet akoma edhe më e rëndë kur mësohet se vajza me të cilën ai jetonte, është vetëm 13-vjeçe.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është 24-vjeçari, E.G, banues në Lezhë, i cili vazhdimisht dhunonte psikologjikisht vajzën e vogël, A.G.

Për të miturën është lëshuar urdhër mbrojtjeje, dhe materialet janë dërguar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Njoftimi i policisë Më datë 09.01.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.G, vjeç 13, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.G, vjeç 24, banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /k.k/noa.al/