Transmetuar më 10-01-2018, 20:22

Ka hyrë në fuqi ligji që legalizon martesat e homoseksualëve.

Dhjetëra çifte të të njëjtit seks në Australi shkëmbyen të martën premtimet e martesës.

Një nga personat e martuar të martën, Diana Ribeiro tha se kjo ditë nuk ndryshon forcën e dashurisë për tjetrin.

Sipas saj, një hap i tillë është një mundësi për barazi dhe për të qenë më në fund të ligjshëm në Australi.

Në dhjetor 2017 parlamenti i Australisë votoi për legalizimin e martesës brenda të njëjtit seks, kjo pasi një anketim mbarëkombëtar dëshmoi se një shumicë dërrmuese ishte në favor të vendimit. /k.k/noa.al/