Transmetuar më 10-01-2018, 19:26

Një pasagjere e një kompanie avioni indiane është arrestuar, pasi është kapur duke tentuar të kontrabandojë jashtë vendit 500 mijë dollarë.

Autoritet po kontrollonin valixhet e pasagjeres Devshi Kulshreshtha, 25-vjeçe, brenda të cilave gjetën mijëra dollarë të fshehura në kutinë e produkteve të kozmetike dhe atë të këpucëve.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur zbulohen paratë.

Po ashtu arsyeja pse ishin mbështjellë me material folje, është fakti se skaneri me rreze X nuk mund t’i kapë sendet në të.

Si rezultat i këtij veprimi, Kulshreshtha është arrestuar dhe dje është paraqitur në bankën e të akuzuarve. /k.k/noa.al/