Transmetuar më 10-01-2018, 17:08

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia drejt vendit tonë.

I ekstraduari është Arben Biçaku 53 vjeç, banues në Lushnje.

Ekstradimi i tij u bë pasditen e së martës, nga Milano, Itali drejt vendit tonë.

Ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar pasi në dhjetor të vitit 2013, Gjykata e Lushnjes, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”.

Biçaku në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin E.Biçaku, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune A.M., dhe shtetasen moldave S. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese