Transmetuar më 10-01-2018, 16:31

Grabitet në mes të ditës një banesë në Korçë, ku hajdutët kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Ngjarja është shënuar në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, gjatë kohës që në banesë nuk kishte njeri.

Të zotët e shtëpisë kanë qenë në punë në momentin e ngjarjes, çka dyshohet se grabitësit e kanë pasur nën vëzhgim banesën.

Pas përfundimit të punës, të zotët e shtëpisë kanë konstatuar grabitjen pasditen e sotme, duke lajmëruar policinë.

Nga ana e uniformave blu vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd