Transmetuar më 10-01-2018, 13:42

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Në fshatin Dishnicë, në afërsi të një karburanti, janë përplasur mjeti tip “BMW” me targa AA671PT me drejtues shtetasin J.S., banues në Bilisht dhe mjeti tip “Audi” me targa AA676RG me drejtues shtetasin R.N., banues në Rëmbec.

Për pasojë janë dëmtuar dy pasagjerë të mjetit tip “BMW” shtetaset E.K., 28 vjeçe, banuese në Bilisht dhe Xh.R., 20 vjeçe, banuese në Rëshen.

Pë plagosurat u dërguan në spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd