Transmetuar më 10-01-2018, 12:33

Moderatorja e njohur Ami po shijon një periudhë të bukur në jetën e saj, pasi është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo dhe Ermali duken mjaft të lumtur që do bëhen sërish prindër. 

Lajmin se Ami është shtatzënë për herë të dytë, e ndau me publikun Ermal Mamaqi, pasi ndoshta të ishte për Amandën nuk do e kishim marrë vesh asnjëherë.

Pas kësaj kanë qenë vetëm disa foto të pjesshme, por tani, bashkëpunëtorët e programit "Lufta e nuseve" kanë postuar një foto nga një ditë pushimi në borë, ku shohim dhe Amin. 

Me pulovër e xhup, që, si për të na përmbushur dëshirën, e ka lënë hapur, ne shohim rrumbullakosjen e barkut, por dhe të linjave të bukuroshesh.

Ami lind pas pak muajsh dhe fotot i kemi pasur vërtet të pakta, por edhe në ato pak herë që ka ndodhur kanë qenë miqtë e saj ata që kanë menduar për këtë gjë./b.l/noa.al/