Transmetuar më 10-01-2018, 11:58

Mund të jetë një prej specieve më të rralla që keni parë, ku një peshk arrin të kafshojë, duke nxjerrë nofullën e tij nga goja.

Është ky peshkimi i radhë i bërë në brigjet e Tajvanit, ku fotografitë e peshkut “monstër” po bëjnë xhiron e botës.

Noa.al sjell bashkëngjitur fotografitë, ku tregohet peshku grabitqar, i cili mund të hajë edhe gjallesa shumë më të mëdha se veta e tij.

Ky lloj peshku jeton në rreth 400 metra thellësi dhe gjendjet shumë rrallë, madje që nga viti 1986 kur u zbulua për herë të parë, kjo është hera e pestë që peshkohet.

Pikërisht për shkak të karakteristikave të tij të pazakonta, cilësohet si unik dhe specie e rrezikshme. /a.y/noa.al