Transmetuar më 10-01-2018, 11:34

Ai dukej si një turist, si gjithë të tjerët që po prisnin në aeroport për të pritur për fluturim, por papritur u zhvesh krejtësisht lakuriq dhe filloi të vapronte mes turmës së njerëzve dhe punonjësve të cilët kur panë diçka të tillë u përpoqën ta ndalonin atë. 

Skena absurde e ndodhur ditët e fundit është regjistruar në një nga sallat e nisjes së aeroportit ndërkombëtar në Phuket, të Tajlandës. 

Protagonist i kësaj ngjarje të pazakontë është një 27 vjeçar me origjinë amerikane, Steve Cho, i cili është ndaluar dhe arrestuar më pas nga policia lokale.

Pasi iu nënshtrua një vlerësimi psiqik, burri ka deklaruar para agjentëve se  e ka bërë një veprim të tillë, pasi ka qenë nën efektin e rëndë të barnave seksuale siç është viagra.

Në këto kushte 27 vjeçari vapronte duke ulëritur  mes kalimatrëve të aeroportit dhe përveçse i zhveshur rrëmbente çdo gjë që i dilte përpara duke tmerruar të pranishmit.

Për ta ndaluar të riun është dashur ndërhyrja njëkohësisht e shtatë punonjësve të personelit të sigurisë në aeroport që ia dorëzuan më pas policisë.

 “Kur ai rifitoi qetësinë, pranoi se ai kishte marrë shumë pilula  viagre dhe humbi vetëdijen. 27 vjeçari pranoi përgjegjësinë për të shlyer dëmet e shkaktuara", shpjegoi aeroporti. /b.l/noa.al/