Transmetuar më 10-01-2018, 10:15

Kryeministri Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë edhe këtë mëngjes të mërkure me një video shpjeguese që i drejtohet qytetarëve të Burrelit.

Përmes postimit të tij në rrjetin social Facebook, Rama i shpjegon veçanërisht grave të këtij qyteti se tani nuk do ta kenë më të nevojshme për të ardhur deri në Tiranë, për të parë gjendjen e tyre shëndetësore kur janë shtatzënë.

Ai ka sqaruar se tani në qytet kanë ardhur mjekë nga Tirana që do të përkujdesen, duke paralajmëruar kështu për futjen e sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale që do të zbatohet në veçanti për nënat e reja dhe fëmijët.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë shembull se si sistemi i patronazhimit të spitaleve rajonale e bashkiake nga qendrat universitare të Tiranës po zbatohet për nënat dhe fëmijët në spitalin e Burrelit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd