Transmetuar më 10-01-2018, 09:46

Sot është një ditë e shënuar për Artistin e Popullit Robert Ndrenika, pasi feston 76 vjtorin e tij të lindjes.

Urimin e parë, publikisht, për këtë ditë ja ka dërguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama i ka uruar jetë të gjatë aktorit të mirënjohur si dhe shëndet dhe lumturi.

“Një urim zemre për “Artistin e Popullit” Robert Ndrenika në ditën e lindjes.

Jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe gëzime e mirësi pafund për ju i dashur Berti, që me artin e dashurinë që na ke falur, na ke dhënë një referencë krenarie”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/